FITORJA

Në Kamenicë një qytetar ka gjetur dy paketime të dyshuara me substancë narkotike

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kamenicë – Policia e Kosovës, hetuesit e antidrogës në Gjilan kanë njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:00, kanë pranuar informatë nga një qytetar i cili, gjatë riparimit të ulëses së veturës së tij në Kamenicë, ka gjetur dy paketime të dyshuara me substancë narkotike.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 1.8 kg marihuanë dhe vetura është sekuestruar për kontroll të mëtejshëm. Më datë 11.05.2025, pas kontrollit të detajuar në stacionin policor në Gjilan, në ulësen e përparme të pasagjerit janë zbuluar edhe 1.873 kg shtesë të të njëjtës substancë”, thuhet në njoftimin e policisë.

ARKATANA

Sipas policisë se sasia totale e sekuestruar është rreth 3.6 kg marihuanë.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e personave të përfshirë”, ka njoftuar policia./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.