RCCOLA

Në Kamenicë ndihmohen 20 persona me pako ushqimore dhe higjienike

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM) në kuadër të aktivitetit për Ofrimin e shërbimeve për të rriturit (moshuar) pa përkujdesje familjare, në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e Qendrës për punë Sociale (QPS), ka vazhduar me ofrimin e shërbimeve për 20 persona në nevojë me pako ushqimore dhe higjienike, dhe ofrimin e shërbimeve fizioterapeutike për fëmijë dhe të rritur në nevojë.

Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), si pjesë e projektit “Përkrahja e Qendrës për Punë Sociale në përmirësimin e shërbimeve në shtëpi, dhe ato rezidenciale për fëmijët dhe të rriturit në nevojë’’ që përkrahet nga organizata ndërkombëtare “Save the Children International” (SCiK) në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), ka vazhduar me ofrimin e shërbimeve për 20 persona në nevojë me pako ushqimore dhe higjienike, si dhe ofrimin e shërbimeve fizioterapeutike për fëmijë dhe të rritur në nevojë.

Gjatë muajit Tetor në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e Qendrës për punë sociale (QPS) në Kamenicë, dhe pas harmonizimit të listave të përfituesve, OJQ “NOPM” ka vazhduar me ofrimin e shërbimeve për 20 persona të rritur në nevojë pa përkujdesje familjare me pako ushqimore dhe higjienike.

Uji Dea

Gjithashtu gjatë muajit tetor, “NOPM” ka vazhduar me ofrimin e shërbimeve fizioterapeutike për 5 fëmijë dhe 5 të rritur në nevojë, pas kontraktimit për shërbime të jashtme për ofrimin e shërbimeve fizioterapeutike në shtëpi.

Këto aktivitete do të realizohen përgjatë gjithë implementimit të projektit.
Ky projekt përkrahet nga organizata ndërkombëtare “Save the Children International” (SCiK) në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA)./rajonipress/