Fundamenti

Në Kamenicë mbahet punëtoria e radhës e Forumit për Transparencë Komunale

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Forumi për Transparencë Komunale kryesuar nga Asambleistja Donjeta Ismajli ka mbajtur sot punëtorinë e radhës në kuadër të hartimit të planit të veprimit për vazhdimin e veprimtarisë drejt konkretizimit të anëtarësimit në OGP.

Kjo punëtori është mbajtur në bashkëpunim me NDI, organizatë kjo e cila ka qenë ndihmuese e procesit që nga fillimi, nga krijimi i Forumit për Transparencë Komunale e deri tek aplikimi në OGP.

RCCOLA

Kujtojmë se aplikimi në organizatë tashmë është bërë, si dhe pritet kur do të shpallen komunat dhe shtetet fituese për të qenë pjesë e këtij rrjeti./rajonipress/