ARKATANA

Në Kamenicë mbahet panairi i ushqimeve tradicionale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Për të promovuar ushqimet tradicionale, shumë gra të nacionaliteteve të ndryshme ekspozuan gatimet e tyre, në një panair që u mbajt sot në shtëpinë e kulturës në Kamenicë.

Panairin e hapi kryetari i Komunës z. Begzad Sinani, i cili iu bëri thirrje qytetarëve që të konsumojnë më tepër ushqime të shëndetshme tradicionale. “E vlerësoj lartë iniciativën e OJQ “Fortesa”, e cila po bënë një punë të mirë në kultivimin e vlerave të ndryshme në Kamenicë. Këtu po shoh llojllojshmëri të ushqimeve të shëndetshme tradicionale, të cilat bëjë thirrje që të konsumohen më tepër nga njerëzit. Komuna do të ofrojë mbështetjen e vet në të tilla organizime, por edhe në mbështetje të grave në iniciativat e tyre”, theksoi Sinani.

Ai tha se ka marrë vendim që nga 1 janari të kursehet maksimalisht nga zyrtarët komunalë. “Kam vendos që, që nga 1 janari reprezentacioni për zyrtarët komunalë të jetë zero. Nga kryetari e deri tek punëtori më i thjeshtë, të kursehet maksimalisht. Diçka nga këto kursime, do të mund të shkonte në të tilla iniciativa si kjo sot”, u shpreh ai.

Mobi Casa

Nënkryetari i Novobërdës, Bajrush Ymeri, i cili ishte pjesëmarrës në panair, ka inkurajuar gratë dhe vajzat e Novobërdës e Kamenicës, të qasen më shumë në këtë drejtim dhe të krijojnë të ardhura nga gatimet e tyre. “Në Novobërdë, kemi fillu këtë iniciativë qysh më herët dhe ka rezultuar e suksesshme. Gratë janë ndarë të kënaqura, sepse kanë krijue të ardhura. Inkurajoj edhe gratë e vajzat e Kamenicës”, ka thënë Ymeri.

Ndërsa, Sanije Jahiri udhëheqëse e projektit të mbështetur nga Ambasada Holandeze, tha se gratë kanë potencial dhe kapacitet, veçse iu duhet mbështetje institucionale dhe nga organizatat e huaja në iniciativat e tyre./rajonipress/

Mund të ju interesoj: