ARKATANA

Në Kamenicë mbahet konsultimi publik për draft-planin e riintegrimit të personave të riatdhesuar dhe Integrimit të të huajve

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kamenicë – Në Komunën e Kamenicës është mbajtur konsultimi publik për Draft-Planin Komunal për Riintegrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve për periudhën 2026–2028.

Takimi u organizua nga grupi punues përgjegjës për hartimin e këtij dokumenti strategjik, ndërsa kryesuesi i grupit, Zijadin Thaqi, prezantoi para të pranishmëve objektivat dhe rëndësinë e planit për zbatimin e politikave të migrimit dhe riintegrimit në nivel lokal.

Sipas tij, hartimi i planeve komunale për riintegrim të qëndrueshëm është paraparë në kuadër të Strategjisë për Migrim 2026–2028 dhe synon koordinimin institucional për mbështetjen e personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në komunitet.

“Në bashkëpunim me drejtoritë komunale, organizatat vendore dhe ndërkombëtare, si dhe institucionet qendrore përgjegjëse për migrim dhe riintegrim, është hartuar një plan gjithëpërfshirës që adreson nevojat konkrete të personave të riatdhesuar në Komunën e Kamenicës”, u tha gjatë prezantimit.

ARKATANA

Draft-dokumenti përfshin objektiva konkrete, aktivitete të planifikuara, institucionet përgjegjëse për zbatim, afatet kohore, koston financiare dhe indikatorët matës për realizimin e planit.

Sipas dokumentit, plani është hartuar në përputhje me Strategjinë për Migrim, rregulloret qeveritare për riintegrimin e personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve, si dhe në bashkëpunim të ngushtë me institucionet relevante në nivel qendror.

Përfaqësuesit komunalë theksuan se ky plan synon të krijojë mekanizma më efikas për integrimin social dhe ekonomik të personave të riatdhesuar, duke mundësuar qasje më të lehtë në shërbime publike, arsim, punësim dhe mbështetje institucionale në komunë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.