Uji Dea

Në Kamenicë mbahet kampanja e vetëdijesimit për mbrojtjen e të drejtave të Komunitetit Rom

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kamenicë – Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ”Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Komunën e Kamenicës”, ka organizuar kampanjën e vetëdijesimit në qendër të qytetit, me qëllim të promovimit të drejtave të komunitetit Rom që jetojnë në Komunën e Kamenicës.

Qëllimi fushatës vetëdijësuese ishte promovimi dhe informimi i qytetarëve për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit Rom, për integrimin e romëve dhe shfrytëzimin e të gjitha të drejtave në arsimim, punësimi dhe mirëqenia sociale, shëndetësia dhe banimi,etj.

Uji Dea

Në këtë aktivitet për shpërndarjen e fletëpalosjeve kanë marrë pjesë: stafi i Dardanapressit, të rinjtë e komunitetit Rom, vullnetarët e organizatës.

Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve në kudër të projektit “Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve”./rajonipress/