Hidromorava

Në Kamenicë lojërat e fatit do të largohen nga objekti i shkollave dhe objektet fetare

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Në këtë takim është diskutuar edhe për disa çështje të tjera, si ndotja e ajrit, parandalimi i dhunës në familje, rregullimi i trotuareve, ndriçimi i qytetit, rregullimi i zyrave policore, largimi i lojërave të fatit nga objekti i shkollave dhe objekteve fetare.

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur takimin e parë të këtij viti, në krye me kryesuesin e kësaj mbledhjeje Fisnik Kastrati, nënkryetarin e Komunës Bojan Stamenkoviç dhe zëvendës komandantin e Stacionit Policor në Kamenicë, Florim Klaiqi.

Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth draftit të planit të punës së KKSB-së dhe problemeve të ndryshme që paraqiten në Komunën e Kamenicës.

RCCOLA

Në këtë takim është diskutuar edhe për disa çështje të tjera, si ndotja e ajrit, parandalimi i dhunës në familje, rregullimi i trotuareve, ndriçimi i qytetit, rregullimi i zyrave policore, largimi i lojërave të fatit nga objekti i shkollave dhe objekteve fetare.

Në këtë mbledhje të pranishëm ishin policia nga Stacioni Policor në Kamenicë, FSK, OSBE, bashkësitë fetare të Komunës së Kamenicës, këshillat e fshatrave e përfaqësues e tjerë./rajonipress/