Uji Dea

Në Kamenicë komunitetit rom i rekomandohet mësimi i gjuhës shqipe

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Qëllimi i organizimit të debatit është diskutimi i të drejtave të komunitetit rom dhe përfshirja e tyre në proceset e vendimmarrjes në institucionet komunale.

Organizata joqeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ”Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur debatin me temën “Përfshirja e Komunitetit Rom në proceset e vendimmarrjes dhe Institucionet Komunale”.


Në këtë debat kanë marrë pjesë: Nënkryetarja për Komunitete, Qytetarë të Komunitetit Rom, përfaqësuesit e OJQ-Luludi nga Komunitetit Rom, Përfaqësues të Institucioneve Komunale, Përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile.

Qëllimi i organizimit të debatit është diskutimi i të drejtave të komunitetit rom dhe përfshirja e tyre në proceset e vendimmarrjes në institucionet komunale.

UBT

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve në këtë debat kryesisht janë fokusuar rreth mundësive të përfshirjes të komunitetit rom në proceset vendimmarrëse, duke marrë pjesë aktive gjatë takimeve, dëgjimeve publike, komisioneve komunale, që kanë të bëjnë kryesisht me komunitetet jo shumicë që jetojnë në Komunën e Kamenicës, se si mundemi ta rrisim besimin e komuniteteve ndaj institucioneve komunale dhe qendrore.

Si rekomandime kryesore të dala nga debati janë: caktimi i zyrtarit për komunitetin rom brenda zyrës të komuniteteve, vizitë komunave ku jeton komuniteti rom me qëllim të shkëmbimit të përvojave, organizimi i kurseve për mësimin e gjuhës shqipe nga komuniteti rom, rritja e numrit të punësuarve në sektorin publik dhe privat, përfshirja e komunitetit rom në të gjitha komisionet që i formon Kuvendi Komunal dhe Drejtoritë Komunale, përmirësimi i infrastrukturës ku jeton komuniteti rom.

Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve në kudër të projektit “Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.