Eko Higjiena

Në Kamenicë kapen armë, në Domarovc mall ndërtimor pa dokumente

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Sipas policisë së Kosovës në Kamenicë raportohet se gjatë kontrollës në shtëpinë e një mashkulli shqiptar është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie pa dokumente. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kurse një rast tjetër ka të bëjë me tregti të ndaluar në fshatin Domarovc të Ranillugut. Policia ka ndaluar automjetin kombi me targa civile të cilin e drejtonte një mashkull shqiptar dhe gjatë kontrollës i njëjti po transportonte material ndërtimorë pa dokumente.

Mobi Casa

Sipas policisë i dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/