RCCOLA

Në Kamenicë janë korrur rreth 60% të sipërfaqes me grurë

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Procesi i korrje-shirjeve në Kamenicë është duke vazhduar ende. Komisioni komunal që po e përcjell në vazhdimësi këtë proces, ka theksuar se deri më tani është duke shkuar mirë dhe pa ndonjë problem.

Nga informatat e këtij komisioni, deri më tani janë korrur rreth 1,260 ha. apo rreth 60 % të sipërfaqes së përgjithshme të mbjellave me Grurë, ndërsa sa i përket sipërfaqes me Elb tani është përfunduar i tërë procesi i korrje- shirjeve.

Uji Dea

Sipas komisionit gjatë vazhdimit të procesit të korrje-shirjeve nuk ka pasur probleme sa i përket anës së kombajnerëve dhe fermerëve, e poashtu nuk ka pasur asnjë rast të paraqitjes së fermerëve për mos-respektim rendi.

Në bazë të të dhënave nga komisioni gjatë vizitave në terren, rendimentet për hektar janë rreth 2,500 – 3,000 kg./ ha. për grurë, kurse për elb 2,500 – 2,800 kg./ ha./rajonipress/