Në Kamenicë janë ekzekutuar bursat komunale për studentë

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka njoftuar se janë ekzekutuar bursat komunale për studentë, duke qenë kështu bursat më të larta ndonjëherë.

“180 Studentë do të jenë përfitues të bursave, subvencionim ky në vlerë prej 65,650€, duke e realizuar kështu edhe një zotim të fushatës” tha Rahimaj.

Mobi Casa

Rahimaj është shprehur i lumtur që Kamenica po prodhon kuadro në secilën fushë, si dhe ka premtuar se mbështetja për ta nuk do të ndalet asnjëherë./rajonipress/