RCCOLA

Në Kamenicë investohen mbi 100 mijë euro, në tri projekte të mëdha

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka nënshkruar aneks memorandumin me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, për të investuar në tri projekte të mëdha në vlerë të 100 mijëë eurove, e të cilat parashihet të kryhen brenda vitit.

Qëndron Kastrati ka takuar Kujtim Gashin, Samir Hoxhën dhe Daut Thaqin me të cilët ka biseduar për punët e përbashkëta që i kanë si institucione më theks të veçantë për tri projekte:
1. Rregullimin e Stadiumit të Qytetit
2. Përfundimin e punimeve në Palestrën e Qytetit
3. Kërkesën ndaj Ministrisë për financimin e projektit për Qendrën Rinore të Qytetit

Mobi Casa

“Për pikën e parë finalizuam dhe nënshkruam aneks memorandumin e bashkëpunimit ku Ministria ndanë 100.000€ për përfundimin e punimeve në stadium dhe ky investim do të kryhet përgjatë vitit 2018. Ministri u zotua që përmes zyrtarëve respektivë edhe projektet e tjera të diskutuara do të shtyhen përpara që të kryhen brenda këtij viti” ka thënë Kastrati./rajonipress/