Në Kamenicë gratë dhe të rinjtë pjesë e pandashme e politikës institucionale

Gjilan – Në një tryezë që ka organizuara OSBE-ja në Kamenicë me drejtorët komunal, zyrtarët financiar dhe ata për barazi gjinore janë dhënë rekomandimet për autoritetet komunale në përfshirjen e grave dhe të rinjve në buxhetimin me pjesëmarrje, duke u bërë kështu buxhetimi gjinor pjesë e pandashme e politikës institucionale.
Në kuadër të projektit të financuar nga Departamenti për Demokratizim i OSBE-së – “Forcimin e përgjegjësisë dhe transparencës së komunave në Kosovë”, është mbajtur një tryezë mbi këmbimin e praktikave për buxhetimin gjinor raporton rajonipress.
Në këtë tryezë kanë marrë pjesë drejtorët komunalë, përfaqësues të departamenteve, zyrtar komunal për barazi gjinore , zyrtari kryesor financiar, zyra komunale për informim dhe nëpunës tjerë komunalë, konsulent i OSBE-së për buxhetimin gjinor, si dhe anëtari kryesor për çështje gjinore e OSBE-së nga Gjilani dhe anëtarët komunal të OSBE-së në Kamenicë.
Kjo tryezë ka apsur si synim angazhimet që janë bërë nga autoritetet komunale më 12 shtator në buxhetimin gjinor. Temat kryesore të diskutimit ishin krijimi i bazës së të dhënave komunale në buxhetimit të përgjegjshëm gjinor, buxhetimit gjinor si pjesë e procesit të zhvillimit të buxhetit komunal, buxhetimi me pjesëmarrje me fokus të veçantë ndaj grave dhe pjesëmarrja e të rinjve dhe bashkëpunimi i organizatave të shoqërisë civile me autoritetet komunale për çështje gjinore.
Nga këto diskutime janë dhënë rekomandimet për autoritetet komunale në përfshirjen e grave dhe të rinjve në buxhetimin me pjesëmarrje, duke e bërë analizën e projekteve për investime kapitale në lidhje me buxhetimin gjinor.
Është thënë se buxhetimi gjinor duhet të bëhet pjesë e pandashme e politikës institucionale, si dhe krijimi i bazës së të dhënave komunale mbi buxhetimin gjinor dhe zbatimi i praktikave më të mira të fituara përmes shkëmbimit të këtyre praktikave./rajonipress/