Në Kamenicë funksionalizohen 17 rrugë, vetëm brenda gjashtë muajve

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019 kemi funksionalizuar më shumë se 17 rrugë, shumica prej të cilave kanë qenë të pakalueshme për qytetarët e atyre anëve për vite me radhë ka thënë Qëndron Kastrati.

Kastrati me këtë rast ka falënderuar drejtoreshën Pajtesa Kryeziu dhe gjithën stafin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Eco Higjiena

Sipas Kastratit në këtë kohë nëpër këto rrugë janë bërë rrafshime, pastrime dhe zgjerime rrugësh në Kopernicë, rruga Kikë – Velegllavë – Poliqkë, rruga Shahiq – Zhujë, Lisockë – lagja e Malokëve, rruga Meshinë – Pirevë, rruga në Gogolloc, rruga Rahovicë – Gregjenik, rruga “Latif Tahiri”, “Shemsi Isufi” – Rahovicë, hapja e rrugës për fermerë në Bllatë, Pirevë, rruga Koretin – lagja e Bugaqkëve dhe në Koretin tek kodra e madhe – varrezat e fshatit./rajonipress/