Në Kamenicë fillon një investim serioz dhe dobiprurës për këtë rajon

Gjilan – Fatmir Krasniqi njëri nga aksionarët e këtij investimi tha për rajonipress se tashmë është blera toka prej 10.5 hektarësh dhe jemi duke kryer nivelizimin e terrenit. Kjo do të jetë fabrika më e madhe e kërpudhave në Evropë që përfshinë një investim prej 12 milion eurosh tha Krasniqi.
Po bëhet realitet investimi disa milionësh në qytetin e Kamenicës. Biznesmenët Agim Bahtiri e Fatmir Krasniqi të përkrahur edhe nga një korean dhe një japonez tashmë kanë nisur punët fillestare për ndërtimin e fabrikës së kërpudhave në këtë qytet raporton rajonipress.
Fatmir Krasniqi pronar i “Fungo” tani njëri nga aksionarët e këtij investimi edhe me kompaninë “Green Mushroom Farm” tha për rajonipress se tashmë është blera toka prej 10.5 hektarësh dhe jemi duke kryer nivelizimin e terrenit. “Kjo do të jetë fabrika më e madhe e kërpudhave në Evropë që përfshinë një investim prej 12 milion eurosh” tha Krasniqi.
Krasniqi thotë se janë katër investitor duke përfshirë edhe një korean dhe një japonez. Vlera e investimeve tashmë është përcaktuar në mbi 12 milion euro derisa në fazën e parë pritet të investohen rreth 7 milion e 300 mijë euro.
Krasniqi tha se fillimisht pritet të punësohen rreth 150 punëtor kurse brenda dy viteve ky numër pritet të rritet në 400 veta. “Meqenëse kanë nisur punimet dhe shumë shpejt edhe pritet të qitet pllaka e parë e betonit ne veç i kemi porositur maqinat japoneze. Me këtë dinamikë të punimeve unë besojë se kah fillimi i janarit ose shkurtit 2014 ne mund të startojmë me prodhim” tha Krasniqi.
Ndryshe investimi është i përbashkët dhe përfshihen kompanitë “Green Mushroom Farm” së bashku me “Grenco” nga Korea ,“Asist Japan” dhe “Fungo” nga Kamenica./rajonipress/