RCCOLA

Në Kamenicë fillon implementimi i projektit për mësimin e gjuhës shqipe dhe serbe

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Ka filluar së implementuari projekti për mësimin e gjuhës shqipe dhe serbe në Komunën e Kamenicës. Ky projekt është mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati tha se është shumë i lumtur që ka filluar ky projekt sepse sipas tij me mësimin e gjuhëve të njëri-tjetrit do të jetë më e lehtë të komunikojnë.
“Gjeneratave të reja po mundohemi t’u krijojmë kushte që ata të mund të bashkëpunojnë e të bashkëbisedojnë mes vete, pavarësisht që mësojnë në sisteme krejtësisht të ndara”, tha ai.

Uji Dea

Ndërkaq, përfaqësuesit e organizatës IOM thanë se është një iniciativë jashtëzakonisht e dobishme për të gjithë të interesuarit.

E, nënkryetari i Komunës Bojan Stamenkoviq, i cili njëherit është edhe trajneri për gjuhën serbe në këtë projekt, tha se bashkë me trajneren për gjuhën shqipe Teuta Kastratin do të mundohen që këtë kurs ta bëjnë të suksesshëm e të dobishëm për të gjithë pjesëmarrësit./rajonipress/