Mobi Casa

Në Kamenicë fëmijët njihen me të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre përmes ligjëratave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Fan.S.Noli” në Kamenicë, me nxënësit e klasave të dyta u mbajt ligjërata me temën: “Të drejtat dhe përgjegjësitë e fëmijëve”.

Ligjërata u konkretizua me sllajde të përgatitura me një kujdes të veçantë, nga ligjëruesja Nazmije Demolli – Kastrati, Koordinatore e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ).

Gjatë prezantimit çështjet që u shtjelluan ishin: Të drejtat dhe përgjegjësitë e fëmijëve, në familje, shkollë dhe komunitet, si dhe konventa për të drejtat e fëmijëve.

Fundamenti

Më interesante për nxënësit ishte prezantimi sllajdeve me anën e vizatimeve, sepse kjo atyre u bëri shumë përshtypje, të cilët nuk hezituan që të parashtrojnë pyetje të shumta që u interesonin.

Në fund nxënësve iu shpërnda Konventa për të Drejtat e Fëmijëve, e përgatitur nga Koordinatorja e NJKDNJ-së. Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut i falënderoi për bashkëpunim mësueset: Fatime Sylejmani, Arbenita Dervishi dhe Shpresa Ajvazi – Shehu, të cilat bashkë me nxënësit e tyre e mirëpriten këtë ligjëratë, e cila kishte për qëllim ngritjen e njohurive për të drejtat dhe përgjegjësitë e fëmijëve./rajonipress/