Eko Higjiena

Në Kamenicë do të restaurohen tri objekte me rëndësi për trashëgiminë kulturore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në kuadër të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport z.Artan Hoxha na ka dorëzuar projektet e restaurimit të tri objekteve me rëndësi për trashëgiminë kulturore të Kamenicës ka shkruar Kadri Rahimaj.

Postimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë mjetet financiare për restaurimin e këtyre objekteve:

Xhamia e Meshinës në Meshinë si objekt ka përfaqësuar vendin ku janë tubuar një numër njerëzish për çdo ditë, për t’i kryer ceremonitë fetare dhe gjithashtu për të diskutuar për problemet e tyre të përditshme. Xhamia në fjalë është simbol fetar i identitetit të periudhës osmane, sikurse edhe i identitetit lokal të fshatit dhe konsiderohet si njëri prej monumenteve të rëndësishme të rajonit.

Fundamenti

Shtëpia e Jusuf Ademit në Leshtar është një objekt tjetër i cili në bazë të analizave të bëra do t’i nënshtrohet restaurimit. Ky objekt thuhet se është ndërtuar 150 vite më herët, si dhe në një kohë të caktuar ka shërbyer edhe si shkollë. Me një mënyrë të veçantë ndërtimi, ky objekt paraqet një shembull të ndërtesave private të ndërtuara në shekullin XIX-të në Kamenicë.

Shtëpia e Rrahim Sadikut në Gjyrishec të Kamenicës e vlerësuar si monument në rrezik, do të jetë gjithashtu në listën e objekteve për restaurim. Një objekt sinonim i rezistencës shqiptare kundër okupatorit jugosllav dhe i një rëndësie të veçantë historike.

Është obligimi për institucionet lokale dhe qendrore i cili po përmbushet, me qëllim që këto monumente me një historik e rëndësi të tillë, hyjnë në procesin e restaurimit, për të përmbushur historinë teorike dhe ruajtur atë./rajonipress/