Hidromorava

Në Kamenicë diskutohet rregullorja komunale për të drejtat e fëmijëve

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Qëllimi i takimit ishte diskutimi i sfidave dhe analizimi i gjendjes aktuale i të drejtave të fëmijëve në komunën e Kamenicës, si dhe hartimi i draftit fillestar të rregullores për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), si pjesë e projektit “Përkrahja e Qendrës për Punë Sociale në përmirësimin e shërbimeve në shtëpi, dhe ato rezidenciale për fëmijët dhe të rriturit në nevojë’’ që përkrahet nga organizata ndërkombëtare “Save the Children International” (SCiK) në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), ka mbajtur takimin e parë me grupin punues për hartimin e Rregullores komunale për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i sfidave dhe analizimi i gjendjes aktuale i të drejtave të fëmijëve në komunën e Kamenicës, si dhe hartimi i draftit fillestar të rregullores për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Uji Dea

Fillimisht u diskutua korniza ligjore që rregullon fushën e të drejtave të fëmijëve, masat dhe sanksionet që duhet të vendosen në rregullore dhe në fund u vendos për hapat e mëtejmë për takimet e radhës. Në takim morën pjesë të gjithë anëtarët e grupit punues, të cilët dhanë një kontribut shumë të madh në e hartimin e draftit të parë fillestar të rregullores në fjalë.

NOPM do të vazhdoj me takimet e radhës me grupin punues deri në finalizim dhe aprovim të rregullores nga ana e Kuvendit Komunal./rajonipress/