Fundamenti

Në Kamenicë diskutohet Propozim – Plani për Integritet 2022-2026

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Grupi punues për hartimin e Propozim-Planit për Integritet 2022-2026 ka mbajtur Diskutimin Publik lidhur me këtë plan. Të pranishëm në këtë diskutim ishin anëtarë të Grupit Punues, zyrtarë komunalë, OJQ Handikos dhe të tjerë.

Koordinatori i Grupit Punues Zijadin Thaqi, ka paraqitur para të pranishmëve Propozim-Planin për Integritet 2022-2026, duke thënë se është tejet i rëndësishëm për institucionin pasi që identifikon rreziqet në sektore të ndryshme.

“Plani rithekson përkushtimin e komunës për të shtuar dhe fuqizuar kontrollet ekzistuese operative në të gjitha aktivitetet, duke u fokusuar në ofrimin e shërbimeve efikase, transparente dhe të orientuar kah klienti. Plani përshkruan masat e bazuara në rrezik për arritjen e objektivave të komunës dhe forcimin e sundimit të ligjit, si dhe vlerat dhe standardet profesionale”, theksoi ai.

Ndër të tjera ai theksoi rëndësinë e zbatimit të Planit të Integritetit pasi të emërohet nga kryetari Koordinatori i cili do të raportoj çdo gjashtë muaj për rreziqet në sektoret e Komunës. Po ashtu ka përmendur edhe fushat e rrezikut.

ARKATANA

“Fushat e përgjithshme të Rrezikut janë Drejtimi dhe menaxhimi. Politika e burimeve njerëzore, sjellja etike dhe profesionale e të punësuarve, Planifikimi dhe menaxhimi financiar, Ruajtja dhe siguria e të dhënave dhe dokumenteve, Auditimi, Prokurimi Publik, Zhvillimi Ekonomik Lokal, Planifikimi urban dhe Rural, Standardet e ndërtimit dhe kontrolli, Inspektimet, Arsimi Publik, Shëndeti Publik, Licencimi i Shërbimeve, Mirëmbajtja e rrugëve dhe parqeve”, ka shtuar ai.

Pas paraqitjes së Propozim Planit për Integritet, është hapur debate për diskutim.
Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, njëherit edhe anëtare e grupit punues ka përgëzuar Koordinatorin për këtë Propozim Plan.

“Ju përgëzoj për hartimin e këtij Propozim Plani. Është shumë i domosdoshëm. Mirëpo shpresoj dhe kërkoj që ky Plan të mos mbetet vetëm në letër por të vihet edhe në praktikë pasi që e ndihmon shumë institucionin në luftimin e korrupsionit dhe rreziqeve të tjera që kanosin digastere të ndryshme”, tha ajo.

Plani është hartuar në të dy gjuhët, Shqip dhe Serbisht.
Ky takim është përmbyllur pasi që nuk kishte më pyetje apo komente nga të pranishmit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.