UBT

Në Kamenicë diskutohet për çështjen e sigurisë

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur takimin e radhës në krye me Kryetarin e Komunës Qëndron Kastrati dhe Komandantin e Stacionit Policor në Kamenicë Nazif Hajrizi.

Kastrati bashkë me komandantin Hajrizi diskutuan për çështjen e sigurisë në Komunën e Kamenicës për muajin tetor dhe gjithashtu u diskutua për zjarrin që e ka kapluar Kamenicën ditë më parë në disa lokacione.

UBT

Në pikën e rendit të ditës gjithashtu është përfshirë problemi me qentë endacak dhe diskutimin e kërkesës Sh.02. Nr.33266 dt.31/10/2018 të parashtruar nga Kryetarja e Këshillit të Prindërve, Regjioni i Gjilanit, Nazmije Demolli-Kastrati.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin Policia nga Stacioni Policor në Kamenicë, FSK, OSBE-ja, anëtarët e bashkësive lokale, përfaqësuesit e komuniteteve pakicë në Kamenicë, bashkësitë fetare të Komunës së Kamenicës dhe anëtarë të tjerë./rajonipress/