RCCOLA

Në Kamenicë diskutohet mbi transparencën në administratën publike

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit “Rritja e transparencës, ndërgjegjësimi i qytetarëve përmes qasjes aktive në proceset vendimmarrëse” si pjesë e projektit “Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD”që financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)në Kosovë, ka mbajtur tryezën e dytë lidhur me transparencën në administratën publike si dhe shqyrtimin e kërkesave të qytetarëve nga ana e ekzekutivit.

Tryeza është mbajtur sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.
Qëllimi i organizimit të tryezës është diskutimi i sfidave dhe mundësive për rritjen e transparencës në administratën publike si dhe shqyrtimi i kërkesave të qytetareve drejtuar zyrës se Kryetarit të Komunës dhe Drejtorive Komunale.

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve kanë shpreh mendimet e tyre lidhur me rritjen e transparencës në administratën komunale përmes publikimeve të raporteve, vendimeve, debateve publike, si dhe realizimi i kërkesave të qytetareve dhe këshillave lokale. Nga kjo tryezë janë nxjerrë edhe disa konkluzione dhe rekomandime.

RCCOLA

Si rekomandim kryesor i dalë nga tryeza është vendosja në funksion e mekanizmave me të cilat disponon kuvendi komunal, qeverisja komunale, si dhe një vullnet politik nga ana e partive politike. Gjithashtu kërkohet një fushatë vetëdijësuese nga ana e shoqërisë civile për arritjen e një rritje të dukshme të transparencës dhe të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje.

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë:drejtorët e drejtorive komunale, qytetar, zyrtarja për barazi gjinore, grupi joformal i grave, anëtarët e Handikosit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediat lokale.

Projekti ReLOaD mbështet institucionet lokale (komunat) në zhvillimin e mekanizmave transparent të financimit për OSHC-të në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetet lokale./rajonipress/