Mobi Casa

Në Kamenicë debatohet për tarifat e menaxhimit të mbeturinave dhe Draft-Rregulloren për taksat, tarifat, ngarkesat dhe gjobat komunale

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka mbajtur dy konsultime publike lidhur me dokumente të rëndësishme që kanë të bëjnë me tarifat komunale dhe menaxhimin e mbeturinave.

Fillimisht, Grupi Punues për caktimin e tarifave dhe mënyrës së inkasimit të mjeteve financiare për menaxhimin e mbeturinave – kategoritë gjeneruese dhe tarifat, mbajti konsultim publik me qytetarë dhe palë të interesuara.

Kryesuesi i grupit punues, Hysen Jerliu, prezantoi propozimet për tarifat, duke theksuar se shqyrtimi i tyre është obligim ligjor që duhet të realizohet brenda vitit.

Gjatë diskutimit, pjesëmarrësit ngritën një sërë çështjesh dhe pyetjesh, ndër të cilat: mundësia e lirimit nga pagesa për kategoritë e dala nga lufta, dallimi ndërmjet ekonomive familjare me banim të përhershëm dhe atyre jo të përhershme, kategorizimi i veprimtarive të vogla zejtare dhe shërbyese, mënyra e faturimit të institucioneve arsimore gjatë muajve të pushimit, si dhe tarifat e parapara për institucionet komunale.

Po ashtu, u mbajt edhe konsultimi publik për Draft-Rregulloren për caktimin e taksave, tarifave, ngarkesave dhe gjobave komunale.

Mobi Casa

Me këtë rast, kryesuesi i grupit punues, Hysen Jerliu, bëri të ditur se draft-rregullorja është plotësuar dhe ndryshuar, duke shtuar se një numër i konsiderueshëm i veprimtarive janë të liruara nga taksat, tarifat, ngarkesat dhe gjobat komunale.

Pjesëmarrësit paraqitën komente dhe pyetje të ndryshme, duke përfshirë kërkesën që kategoritë e dala nga lufta të përfshihen si kategori të liruara nga pagesat në institucione të caktuara, përfshirë institucionet parashkollore dhe shërbimet kadastrale.

Gjithashtu, u diskutua mundësia e lirimit të këtyre kategorive edhe për bizneset, çështja e tarifimit të mbajtësve të kurseve për nxënës, mbështetja për institucionet shkollore që aplikojnë tarifa, si dhe përdorimi i hapësirave sportive nga klubet jashtë Kamenicës.

Pjesë e diskutimeve ishte edhe çështja e kategorive të bizneseve dhe ndryshimet eventuale në lartësinë e taksave.

Të gjitha komentet, sugjerimet dhe vërejtjet e paraqitura gjatë konsultimeve do të përfshihen në raportet përkatëse që do të hartohen nga grupet punuese./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.