UBT

Në Kamenicë debatohet për informimin e të rinjve për diverzitetin e trashëgimisë kulturore

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur trajnimin e dytë lidhur me Informimin e të rinjve me objektet dhe monumentet e Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”.

Qëllim i trajnimit ishte informimi i të rinjve për diverzitetin e trashëgimisë kulturore të Komunës së Kamenicës dhe vendet e objekteve kulturore historike të Komunës.

UBT

Tema tjera të diskutimit gjatë trajnimit ishin: Rëndësia e Mbrojtjes dhe Promovimit të Trashëgimisë Kulturore, Diverziteti Kulturor të Trashëgimisë në Komunën e Kamenicës, Informimi i të rinjve me objektet dhe monumentet e Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës, Edukimi i të rinjëve mbi rendësin e vlerave të Trashëgimisë Kulturore.

Projekti: “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, është përkrahur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit./rajonipress/