RCCOLA

Në Kamenicë debatohet për draft – rregulloren për ndarjen e titujve e mirënjohjeve

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kamenicë – Mbahet konsultimi publik me qytetarë për Draft-Rregulloren për Procedurën e Ndarjes së Titujve të Nderit, Çmimeve, Mirënjohjeve dhe shpërblimeve tjera.

Hapjen e këtij konsultimi publik e ka bërë anëtarja e grupit punues për hartimin e këtij dokumenti, Kimete Kryeziu, e cili tha se qëllimi i kësaj Rregulloreje është përmbajtja dhe procedura e dhënies dhe revokimini titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve, falënderimeve për personalitetet e shquara dhe subjekteve tjera të cilët në lëmi të caktuara kanë dhënë kontributin e vet.

“Kjo rregullore përcakton procedurat dhe kriteret për dhënien e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve të tjera nga Kuvendi i Komunës së Kamenicë si dhe të drejtat dhe detyrat e përfituesve”.

Fundamenti

Sipas saj Kuvendi i Komunës në përputhje me dispozitat ligjore dhe nënligjore, si dhe dispozitat të kësaj rregullore që përcakton procedurën e ndarjes së titujve të nderit, çmimeve dhe shpërblimeve të tjera.

Pyetjet, komentet dhe sugjerimet e të pranishmëve në këtë konsultim publik, kishin të bënin kryesisht me procedurën e ndarjes së titujve e çmimeve, mirënjohjeve e falënderimeve si në aspektin e vlerës monetare, kohore e procedurale.

Për mbajtjen e konsultimit publik do të përgatitet procesverbal dhe raport me të gjitha komentet, pyetjet, sugjerimet e të dhënat nga të pranishmit./rajonipress/