Fundamenti

Në Kamenicë debatohet për avancimin e të Drejtave të Komunitetit Rom dhe Ashkali

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Grupi për hartimin e Draft-Planit të Veprimit për Avancimin e të Drejtave të Komunitetit Rom dhe Ashkali në Shoqërinë Kosovare në Nivelin Lokal ka mbajtur konsultimin publik për këtë dokument.

Të pranishëm në këtë konsultim ishin: Nënkryetarja për Komunitete, Aleksandra Jovanovic, Drejtoresha e Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, Diana Kryeziu-Ajvazi, Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Dervishi, përfaqësues nga Drejtoria e Financave, përfaqësues nga Drejtoria e Administratës, përfaqësues nga komunitetet, zyrtar komunal, qytetarë.

Në këta takim kryesuesja e grupit punues Nazmije Demolli-Kastrati prezantuar Draft-Planin duke thënë se ky dokument është hartuar nga një komision ku ka pasur të përfshirë edhe përfaqësues të komunitetit rom.

FITORJA

“Plani është i ndarë në pesë fusha siç janë: Arsimi, Punësimi dhe Mirëqenia Sociale, Diskriminimi, Banimi, Shëndetësia. Aktivitetet e këtij plani janë të specifikuara në bazë të fushave si: ngritja e njohurive të njohjes së gjuhës shqipe për të rinjët e komunitetit Rom, vetëdijesimi i pjesëtarëve të komunitetit rom për rëndësinë e shkollimit, promovimi i kulturës dhe traditave të komunitetit Rom, pjesëtarët e komunitetit Rom të marrin pjesë në kurset për aftësime profesionale, regjistrimi në Zyrën e Punësimit të punëkërkuesve nga komuniteti rom, aplikimi për subvencione komunale dhe START-UP për biznese, përmirësimi i kushteve të banimit për pjesëtarët e komunitetit rom, përfshirja e fëmijëve të komunitetit rom në vaksinimin e rregullt, përfshirja e grave të komunitetit rom në kontrollat sistematike për shëndetin riprodhues dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit”, ka thënë ajo.

Pasi ka prezantuar Draft-Planin është hapur diskutimi për pyetje dhe komente nga të pranishmit, ku ata disa nga pyetjet kishin të bënin me koston buxhetore të Planit, me përfshirjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore nga komuniteti rom, formim i një komisioni për monitorimin e Planit pas aprovimit në Kuvend./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.