RCCOLA

Në Kamenicë debatohet lidhur me Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Planin Zhvillimor të kësaj komune

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Ky dokument është tejet i rëndësishëm sepse i paraprinë Planit Zhvillimor Komunal të Kamenicës dhe ka të gjetura për ndikimin dhe zbatimin e PZHK-së në komunë”, ka thënë Uran Berisha.

Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor ka mbajtur debatin publik lidhur me Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Planin Zhvillimor të Komunës së Kamenicës.

Të pranishëm në këtë debat ishin Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Uran Berisha, konsulentja e angazhuar nga komuna për hartimin e VSM-së, Aida Dobruna, përfaqësuesi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Rizah Muçolli, drejtor të drejtorive komunale, zyrtarë komunal dhe qytetarë të Kamenicës.

Drejtori Uran Berisha ka hapur këtë debat duke falënderuar të pranishmit për prezencën, dhe duke theksuar rëndësinë e këtij raporti.

“Faleminderit që iu keni përgjigjur ftesës për këtë debat. Ky dokument është tejet i rëndësishëm sepse i paraprinë Planit Zhvillimor Komunal të Kamenicës dhe ka të gjetura për ndikimin dhe zbatimin e PZHK-së në komunë”, ka thënë ai.

Mobi Casa

Konsulentja Aida Dobruna ka paraqitur Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Planin Zhvillimor Komunal të Kamenicës 2023-2031.

Në prezantimin e saj ajo ka treguar bazën ligjore, qëllimin e raportit të VSM-së, metodologjinë për hartimin e këtij raporti, strukturën, karakteristikat gjeografike dhe socio-ekonomike të komunës, gjendjen e mjedisit, analizën e problemeve kryesore, objektivat e VSM-së, profilin komunal dhe vlerësimin e gjendjes, kornizën e zhvillimit hapësinor, prioritetet e zhvillimit strategjik dhe planin e veprimit, vlerësimin e përputhshmërisë së qëllimeve dhe objektivave të PZHK-së me objektivat e VSM-së, analiza e të gjeturave nga vlerësimi i përputhshmërisë së qëllimeve dhe objektivave të PZHK-së me objektivat e VSM-së, vlerësimi mjedisor i skenarëve alternativ zhvillimor, vlerësimin e efekteve të mundshme në mjedis si rezultat i zbatimit të aktiviteteve të PZHK-së dhe masat e parashikuara, të gjeturat nga vlerësimi i efekteve të zbatimit të aktiviteteve të PZHK-së, rekomandimet dhe masat për zbutjen e efekteve negative në mjedis nga zbatimi i PZHK-së, planin e monitorimit, përmbledhjen jo teknike, si dhe përfundimin.

“Vlerësimi Strategjik Mjedisor i Planit Zhvillimor Komunal të Kamenicës synon rritjen e mundësive mjedisore dhe minimizimin e ndikimeve dhe rreziqeve që lidhen me zbatimin e planit. Qëllimi përfundimtar i VSM-së është sigurimi i një niveli të lartë të mbrojtjes së mjedisit dhe kontribuimi në promovimin e qëndrueshmërisë”, është shprehur ajo.

Pas prezantimit nga zonja Dobruna, takimi është hapur për pyetje dhe komente nga të pranishmit./rajonipress/