United Hospital

Në Kamenicë breshëri, shiu e rrufeja shkaktojnë dëme të konsiderueshme

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Ramadan Berisha nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim në Kamenicë tha për rajonipress se dëmet në Komunën e Kamenicës pas reshjeve të shiut, breshrit e rrufesë janë të konsiderueshme.

Ramadan Berisha thotë se shiu dhe breshëri që përfshiu Kamenicën dhe fshatrat e saja përreth pos viktimave në njerëz që fatmirësisht nuk ka pasur, dëmet tjera janë të shumta. “Dëmet janë katastrofale, sidomos në bujqësi, por edhe nga rrufeja janë shkaktuar dëme dhe ndezje të shtallave dhe të një shtëpie në fshatin Busavatë. Fshati Petrovc ka qenë i bllokuar tërësisht mirëpo me angazhimin e drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim kemi intervenuar me makinerinë e kompanisë që mirëmban rrugët dhe ato shpejt janë bërë të kalueshme”.

Fundamenti

Berisha tha se dëmet janë të mëdha edhe në qytet ku janë dëmtuar të gjitha pemishtet, baqet dhe ka pasur dëmtime të automjeteve nga breshëri kurse uji i rrëmbyeshëm ka depërtuar në shumë objekte banimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.