Eko Higjiena

Në Kamenicë bizneset dhe qytetarët konsultohen për udhëzuesin e granteve për aplikim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Ky takim kishte për qëllim marrjen e komenteve, rekomandimeve dhe sugjerimeve nga të pranishmit për lehtësimin e mënyrave të aplikimit për grante, konform rregullores komunale.

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës ka mbajtur takim konsultativ me përfaqësuesit e bizneseve dhe qytetarët e Kamenicës lidhur me plotësim-ndryshimin e Udhëzuesit për Aplikim për Grante.

Ky takim kishte për qëllim marrjen e komenteve, rekomandimeve dhe sugjerimeve nga të pranishmit për lehtësimin e mënyrave të aplikimit për grante, konform rregullores komunale.

Mobi Casa

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, në këtë takim ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje duke thënë se kontributi i tyre për të dhënë komente e pasuron edhe më shumë Udhëzuesin e tanishëm, si dhe lehtëson format se si ata të aplikojnë dhe të jenë përfitues të granteve.

Në anën tjetër nga të pranishmit u rekomandua që këtij Udhëzuesi t’i shtohet përkrahja për sektorin e Bletarisë, sektorit të Tregtisë. Po ashtu sipas tyre Zona Rurale dhe gratë duhet të kenë përparësi dhe të përkrahen më shumë.

Ndër të tjera në takim një nga përfituesit e gratit të vitit të kaluar, ndau përvojën e tij të mirë me pranishmit ku u bëri thirrje që të aplikojnë çdoherë kur ka thirrje për grante në Komunën e Kamenicës./rajonipress/