HW

Në Kamenicë arrestohen dy persona për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”

/ 2 minuta lexim
HW

Kamenicë – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni policor në Kamenicë ka pranuar një informacion, falë bashkëpunimit me media se disa persona në fshatin Kranidell të Komunës së Kamenicës kanë gjuajtur me armë zjarri që i posedojnë pa leje, valide.

Në lidhje me këtë rast njësitet policore të rendit shoqëruar edhe nga njësia e hetimeve i janë përgjigjur menjëherë këtij rasti dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.

United Hospital

Me aprovim të prokurorit të shtetit, është kontrolluar shtëpia (Vila) ku ndodheshin të dyshuarit M.S. (2000) dhe E. Xh. (2000) ku fillimisht ata janë arrestuar, dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar : dy armë pistoleta –
1. EKOL Special 99 Cal. 9 mm P.A.K dhe
2. Pistoletë ZORAKI 917-T, si dhe 5-gërzhoja të revoles me gas, 1-fotroll e revoles, 1- pushkë ajrore, 23- diabolla për pushkë ajrore dhe 1-fishek që nuk i dihet kalibri të cilat janë pronë e e të dyshuarve të cekur më lartë.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan është iniciuar rasti penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve” për procedura të mëtejme hetimore në procedurë të rregulltë njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.