Uji Dea

Në Kamenicë arrestime për sulme fizike

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Në Kamenicë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasiqë i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore njoftoj policia e Kosovës.

Sipas policisë i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

UBT

Gjithashtu në Kamenicë në një rast tjetër raportohet se njësiti policor ka ndalur automjetin me ngasës të dyshuarin mashkull shqiptar dhe gjatë kontrollit të automjetit në brendi është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit “Sig Sauer “ me një karikator dhe 12 fishek të kalibrit 9 mm. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedure të rregullt./rajonipress/