Mobi Casa

Në Javën e Shkencës: UBT vend i hulumtimit dhe i shkencës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Java e Shkencës është një manifestim që mbledh studiues e hulumtues fushash të ndryshme për të diskutuar tema me interes nga fusha e shkencës dhe e hulumtimit. Motoja e këtij manifestimi është nxitja dhe motivimi i shkencëtarëve të rinj për të bërë sa më shumë hulumtime.

Në këtë plan, Universiteti për Biznes dhe Teknologji, si një institucion prijatar në fushën e arsimit të lartë privat në vend, ka me çka të mburret, ka çfarë të tregojë lidhur me të arriturat në fushën e shkencës dhe të hulumtimit, me theks të veçantë me përkrahjen e stafit akademik dhe studentëve në publikime, hulumtime shkencore, pastaj në krijimin e kushteve për studimeve të doktoratës jashtë vendit, me organizimin e konferencave shkencore me karakter ndërkombëtar e sidomos me krijimin e qendrave të kompetencës, në të cilat kujdes primar i kushtohet hulumtimit dhe inovacionit.

ARKATANA

Profesorë të shumtë të UBT-së janë pjesë e revistave shkencore ndërkombëtare, me projektet e tyre hulumtuese. Ata, po kështu, janë autorë librash shkencorë nga fusha të ndryshme, të shkruara si rezultat i punës hulumtuese të mësimdhënësve.

Studentët po kështu janë pjesë e rëndësishme e hulumtimit dhe projekteve të ndryshme shkencore, të punuar në kuadër të angazhimit në lëndë të veçanta po në kuadër të projekteve të përkrahura nga UBT dhe nga institucionet partnere./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.