HW

Në Itali kapet “Escobari” shqiptar

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Policia italiane ka shkatërruar një grup trafikantësh të lëndëve narkotike që drejtohej nga një shqiptar. Në përbërje të grupit trafikant kishte edhe tunizianë dhe marokenë. Aktiviteti i tyre shtrihej në Vencia, kryesisht në Mestre, qendra më e popullua e qytetit.

Ata shisnin kryesisht lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kokainë.

Hetimet për aktivitetin e këtij grupi kishin nisur që në vitin 2013, pas disa raportimeve në polici të qytetarëve të zonës që e kishin hasur aktivitetin e tyre kriminal.

FIDANISHTJA

Autoritetet italiane lëshuan gjashtë urdhër-arreste, pas së cilëve erdhi edhe arrestimi i Ilir Canajt, 45 vjeç, koka grupit që thirrej me pseudonimin Escobar. Në pranga ranë edhe dy shqiptarët e tjerë Franci Kanina dhe Mate, të dy 24 vjeç. Bashkë me ta u arrestua edhe tuniziani laghnadi Bacouri, 38-vjeç.

Policia ka shpallur në kërkim edhe një maroken 36-vjeçar dhe një 22-vjeçar shqiptarë, të dy anëtarë të grupit. Ndaj tyre rëndon akuza e posedimit të lëndëve narkotike dhe trafikim ndërkombëtar të tyre.

Në cilësinë e provave materiale policia italiane konfiskoi një sasi të konsiderueshme droge në Mestre dhe Padova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.