Fundamenti

Në “Inaugurimin” e projektit të papërfunduar, mori pjesë vetëm Arsim Ademi kandidati për kryetar komune pa kryeministër e ministra!

/ 2 minuta lexim
HW

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET reagon me shqetësim dhe indinjatë për mënyrën se si vetëm pak orë para procesit zgjedhor, Qeveria e Kosovës po mundohet të paraqesë si arritje të re një projekt të papërfunduar e të iniciuar vite më parë nga qeverisjet e kaluara.

Kyçja e komunës së Vitisë në autostradën “Arbër Xhaferi”, për të cilën sot është bërë një “inaugurim” i hyrjes, nuk është projekt i ri dhe as i përfunduar, por faza e parë e një projekti që ka filluar shumë më herët.

Ky projekt është propozuar dhe shtyrë përpara nga ish-ministri Bajram Hasani gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt, dhe ka pasur mbështetjen e plotë të asaj qeverie.
Për fat të keq, gjatë mandatit të qeverisë aktuale, ky projekt është lënë në neglizhencë të plotë dhe nuk ka pasur asnjë avancim real.

Në momentet e fundit para zgjedhjeve, qytetarëve po u servohen përralla elektorale me prerje shiritash dhe deklarata për projekte që ende nuk janë funksionale.

KKVITI

Ky veprim është një abuzim me besimin e qytetarëve, një mashtrim publik dhe një fyerje për qytetarët e Vitisë, të cilët me vite presin përfundimin real të këtij projekti.

AVONET thekson se përdorimi i projekteve publike për poena politikë është i papranueshëm dhe cenon integritetin e proceseve demokratike në vend.

Zhvillimi lokal nuk është pronë partiake por është e drejtë që u takon qytetarëve. AVONET i bën thirrje institucioneve qendrore që të ndalojnë praktikën e manipulimit me opinionin publik dhe të respektojnë transparencën, përgjegjësinë dhe dinjitetin e qytetarëve që përfaqësojnë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.