GRANDEMALL

Në Hogosht përurohet E – Kiosku

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Nga sot të gjithë banorët e fshatit Hogosht dhe fshatrat përreth, do të mund të pajisen me certifikata të gjendjes civile nga E-kiosku i vendosur në qendër të fshatit tek objekti i Postës.

Përurimin e E-kioskut në fshatin Hogosht e ka bërë Drejtoresha e Drejtorisë së Administratës Komunale, Brikenë Ramabaja.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se me këtë projekt po jetësohet edhe një zotim i dhënë, për të ofruar shërbime cilësore dhe të shpejta për qytetarët.

FIDANISHTJA

“Jemi zotuar që shërbimet administrative për qytetarë do t’i lehtësojmë, dhe kjo po bëhet duke funksionalizuar E-kioskun edhe në fshatin Hogosht. Tani banorët e fshatit Hogosht dhe të fshatrave përreth mund të marrin dokumentet e nevojshme administrative gjatë 24 orëve, pa pasur nevojë të presin në sportele. Falënderoj Drejtoren e Administratës, Brikenë Ramabaja, për punën e pandalshme që ky projekt të zbatohet edhe në këtë fshat, ndërsa banorët uroj t’i gëzojnë këto shërbime. Vazhdojmë̈ me punë”, tha ai.

Gjithashtu edhe drejtoresha, Brikenë Ramabaja, u shpreh e lumtur që qytetarëve tanë po iu mundësohen shërbime sa më të lehta dhe fleksibile.

“Puna dhe përkushtimi ynë ka në qendër mirëqenien e qytetarëve. Digjitalizimi i shërbimeve administrative do të lehtësoj punën e secilit qytetarë. Këto e-kioske do t’i ofrojnë shërbim të shpejt, efikas dhe transparent secilit qytetarë”, shtoi Ramabaja.
Shërbimet të cilat ofrohen në E-Kiosk çdo ditë për 24 orë:
• Certifikata e lindjes;
• Certifikata e lindjes së fëmijës;
• Ekstrakti i lindjes;
• Ekstrakti i lindjes së fëmijës;
• Certifikata e vendbanimit;
• Certifikata e shtetësisë;
• Certifikata e martesës;
• Fatura e tatimit në pronë.
Të gjitha këto shërbime do të jenë të qasshme për qytetarët pasi të të ofroni dokumentin identifikues apo të dhënat që ju kërkohen në monitor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.