Fundamenti

Në Hodonovcë asgjësohet një mjet i dyshimtë, në Zhegër arrestime për armë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në fshatin Zhegër të Gjilanit me vendim të Gjykatës Themelore në Gjilan është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull shqiptar. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47 njoftoj policia e Kosovës.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

ARKATANA

Kurse në fshatin Hodonovcë të Kamenicës ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se në rrugë ka hasur në një mjet të dyshuar. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it ka bërë shpërthimin e mjetit të dyshuar I-7 në mënyrë të kontrolluar pa incidente./rajonipress/