UBT

Në histori hyjnë ata që historinë e bëjnë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Shefik Sadiku – (Me shkas: për opinionin e Enver Petrovcit). Duke qenë shumë i bindur se deklarata e aktorit Enver Petrovci përmes një gjuhe denigruese, përbuzëse e raciste për ishu shtarët dhe udhëheqësit e UÇK-së ishte krejt e rastit, e pamenduar dhe e papeshuar mirë, bëra dje një status në faqen time në fejzbuk kundër atij deklarimi fyes të aktorit kundër luftëtarëve.

Mirëpo që nga dje duke parë reagimet e shumta për këtë temë, duke e dëgjuar edhe disa herë me shumë vëmendje incizimin e deklaratës së tij, duke përcjellë edhe deklarata të mëhershme që ai paska bërë për udhëheqësit e UÇK-së dhe udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, gjithnjë ai duke qenë në një farë mënyre i bindur se ata për të cilët i tha opinionet e tij që kanë dalë në skenë nga “rastësia “e luftës, prandaj, sipas tij, ata nuk kanë qenë të denjë për udhëheqje, unë heq dorë nga vlerësimet që ia bëra dje aktorit Petrovci, sepse nuk kam mundur ta besoj se ai me deklaratën fyese e raciste për luftëtarët e lirisë dhe për njerëzit e fshatit përdor këtë gjuhë nga ndonjë mllef apo urrejtje momentale, por jo, ai qenka vënë në shërbim të një opinioni anti UÇK që ka vazhduar nga pas lufta e këtej.

Një opinion aq përbuzës, aq denigrues, aq fyes, aq racist nuk mund në asnjë mënyrë të lind ad hok, nga asgjëja. Nga edukimi familjar që kam dhe ai jetësor, heq dorë nga ndonjë shprehje në shkrimin e djeshëm që dikujt nga idhtarët që e fetishizojnë aktorin eventualisht mund t’i tingëllojë si e “ ashpër” për fetishin e tij. Për këtë qëndrim anti-UÇK të tij, unë them se është e drejtë e tij morale dhe politike ta ketë mendimin e vet, pa i mbajtur ders se a është qëndrim i drejtë apo i gabuar.

Pse e ka këtë qëndrim anti luftë dhe në shërbim të kujt është aktori, e di vetëm ai. Mjerisht opinioni kosovar nuk e ka për herë të parë dhe as të fundit që dëgjon deklarata dhe opinione anti UÇK. Janë më të dhimbshme dhe më tragjike kur këto opinione dhe qëndrime vinë nga intelektualë, siç ishte kjo me aktorin dhe profesorin Enver Petrovci.

Hidromorava

I vogël është kaqiku im t’i mbajë mbajë leksione nga historia profesorit të famshëm mbi “rastësinë” e lindjes së shumë figurave të mëdha nga rrethanat historike, figura këto që deshëm apo nuk deshëm ne, ata tashmë ndodhen në panteonin e të mëdhenjëve.

Sa për kujtim : po të mos ishin rrethanat historike çfarë ishin, nuk do të ishin figura historike as Skënderbeu, as Ismail Qemali, as Adem Jashari, as Ibrahim Rugova, as Adem Demaçi, as Hashim Thaçi, as Isa Boletini, as Abdyl Frashëri etj etj .

Historia nuk ndodh sipas preferencave tona personale, ajo ka ligjet e veta. Në histori nuk mund të hyjnë ata që kanë jetuar në një kohë të caktuar historike. Në histori hyjnë ata që bëjnë histori. Oh, sa shumë duan që në histori të hyjnë edhe ata që shkruajnë për histerinë sipas kritereve akademike të shkrimit, por historia i fut në gjiun e vet ata që prodhojnë histori.