UBT

Në Grykën e Karadakut, “Trekëndëshi poetik…” ruan vazhdimësinë dhe vlerat e artit letrar

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Për të dhjetën herë radhazi, e duke e sfiduar një kohë pandemie, asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës, Ars Clubi “Beqir Musliu” me seli në Gjilan, në Grykën e Karadakut, përkatësisht në ambientet e restorant DUNAV –it ( ku edhe pat filluar para nëntë vitesh ), organizoi Manifestimin rajonal të Poezisë, “Trekëndëshi poetik i paqes”, i cili kësaj here iu përkushtua figurës së shkrimtarit të shquar shqiptar, Mirko Gashit, në 25 vjetorin e shkuarjes në amshim.

Manifestimin e shpalli të hapur, drejtuesi i këtij asociacioni, shkrimtari Sabit Rrustemi, duke I ndërlidhur vonesat e këtij Manifestimi si dhe reduktimin e programit të sivjem të këtyre takimeve rajonale poetike, me rrethanat e pandemisë botërore të Covid -19, tha se si pasojë e këtij virusi, u çrregulluan edhe veprimtaritë kulturore, ngjashëm si shumë veprimtari të tjera e angazhime të llojllojshme të jetës publike e private tek ne.

Me një këmbëngulje të pashoqe të Ars Clubit “Beqir Musliu”, po dhe një mbështetjeje nga Ministria për kulture, rini e sporet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Komunës së Gjilanit, u arrit të ruhet vazhdimësia e këtij Manifestimi që u nis dhe mbahet në nderim të 12 Qershorit – Ditës së lirisë për Kosovën, po edhe ruajtja e vlerave të mirëfillta të artit letrar dhe figurave të shquara të letërsisë sonë, si është rasti edhe me figurën e shkrimtarit tone të shquar, Mirko Gashi, të cilit edhe i përkushtohet Manifestim i sivjemë i “Trekëndëshit poetic …”.

Më pas, para shkrimtarëve e artdashësve të ftuar, e bija e shkrimtarit Mirko Gashit, Zora Kurti, bashkë me piktorin e njohur Ahmet Ibrahimi, zbuluan surprizën e këtij shënimi, portretin e Mirko Gashit, të punuar po nga Ahmet Ibrahimi, autor edhe i disa portreteve tjera me figura të shquara të kombit.

Në tryezën letrare për shënimin e 25 vjetorit të shkuarjes në amshim të Mirko Gashit, fjalën kryesore e paraqiti prof dr. Anton Nikë Berisha, i cili me argumente të shumta që i paraqiti para auditorit të mbledhur me këtë rast, konstatoi se Mirko Gashi, me poezinë e tij dhe me opusin e tij poetik, që e botoi për së gjalli apo dhe la diçka në dorëshkrim, dëshmoi se poezinë e kishte gjakim dhe detyrë të përditshme së cilës nuk iu nda deri në vdekje.

Eco Higjiena

Sipas Anton Nikë Berishës, poezia e Mirko Gashit e lënë në dorëshkrim është një gjakim për njohjen dhe zbulimin e botës së poetit, e shqetësimeve dhe e dhembjes së tij, po dhe e botës së tjetrit, e mjedisit shoqëror dhe më gjerë, e pësimeve dhe e tragjikes që e përcollën në rrjedhën e gjallimit. Secili individ, pra dhe secili poet, brenda vetes, ka dhe cilësi e tipare të njeriut të tij, të kulturës e të botës që i përket; gjatë rritjes fizike e mendore ai përthithë dhe njëson në vete tipare e virtyte të prindërve, të anëtarëve të familjes, pastaj të pjesëtarëve të mjedisit ku jeton dhe arsimohet. Së këndejmi, poeti i vëren dukuritë dhe me “sytë” e të tjerëve; bota e tij poetike është edhe e krijuesve paraprakë ose e atyre të kohës së tij. Çdo gjë lidhen dikund, pra e ka një shkas të parë.
Edhe folësit tjerë si, Nexhat Rexha, Emin Azemi, Prend Buxhala, Sherafedin Kadriu, Afrim Demiri, Ibrahim Kadriu e Mehmetali Rexhepi, u përqendruan në shumë veçori krijuese të Mirko Gashit, duke sjellur dhe shembuj nga opusi i tij, shembuj që dëshmojnë se ky poet solli vlera të mirëfillta poetike që nga libri i tij i pare, “Në vorbullën e ujit” e deri te ky i fundit, i botuar pas vdekjes së tij, “Blegërimë reshë”.

Poezi nga opusi i veprës së posabotuar, “Blegërimë resh” të Mirko Gashit, lexuan Hetem Kosumi, Alketë Spahiu e Sabit Rrustemi, ndërsa, para pjesëmarrësve të kësaj Tryeze, u paraqit edhe e bija e shkrimtarit Mirko Gashi, Zora Kurti, e cila solli shumë kujtime, emocione e storje nga jeta dhe bëmat e Mirko Gashit, të cilat nuk janë të pakta po edhe mbeten të paharrueshme.

Nga kjo Tryezë, rrodhi dhe propozimi për ngritjen e një përmendoreje këtij shkrimtari, në një hapësirë diku në qendrën e Gjilanit, sepse siç u tha, Mirko Gashi i përmbushë katërçipërisht kushtet për t’u nderuar përmes një monumenti artistik, i cili do t’i bënte nder pikësëpari Gjilanit dhe qytetarëve të saj.

Në Tryezën letrare të këtij Manifestimi, u paraqit edhe revista e sapobotuar me punimet e edicionit të dhjetë, me poezitë e pesëdhjetë poetëve, revistë e cila sidokudo e zbutë mungesën e vetë poetëve kësaj radhe që t’ishin të pranishëm dhe pjesë e këtij Manifestimi, përfshirë aty edhe nga një poezi të Mirko Gashit e të Musa Ramadanit, të cilin gjithashtu vdekja e ndau prej nesh në javën e dytë të marsit të këtij viti.

Dunav, 12 shtator 2020

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.