FIDANISHTJA

Në Gollak

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Le e rritë jam në Gollak –
Me ujë t’ pastër kthjelltë si loti .
Çdo gja t’ bukur me bollak –
Kësaj malësie i ka falë Zoti !
Në Gollak , në Gollak –
Jetë e bukur për merak !
Në Gollak, në Gollak –
Lumi ai që ka konak !

Në Gollak jam rritë për qejfi ,
Plot me shije bukë e krip !…
M’ rriti nëna me bukë çerepi ,
Më mësoi si flitet shqip !
N’ ballë t’ oxhakut përskaj hiri ,
Ku më joshte ngrohtësia –
M’ mësoi si pritet mysafiri ,
Mikpritja dhe bujaria !…

Mobi Casa

Kujtoj burrat rreth oxhakut ,
Lojërat , fjalët , muhabetin…
I kujtoj këngët e plakut –
Si e kem pas gjithmonë adetin !
Këngët e Gollakut –
Kujtojnë plagët e gjakut ,
Luftërat e lirisë ,
Trimat e malësisë !…

Gjilan, më 10.04.2018.
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.