Eko Higjiena

Në Gollak na u mbyllën shkollat

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Në Gollak na u mbyllën shkollat –
Kurrë për jetë nuk çilën mollat !
Sikur netët pa rreze t’ hënës –
Shkollat mbyllë kanë ngelë pa nxënës !

Nuk ka mësues, as arsimtarë ,
S’ ka pastrues, as prijatarë !
Janë mbyllë librat e bibliotekës –
Si kufomat n’ sandëç të vdekjës !

Nuk ka mësues nëpër banesa –
Dyert mbyllë , ka humbur shpresa !
Në Gollak janë mbyllë shitoret –
Për vendorët kanë humbë fitoret !

Ka mbetë mbyllë Zyra e Vendit –
T’ gjallë e t’ vdekur kanë humbë prej rendit !
Ambulanca e mjekësisë –
Ka mbetë mbyllë n’ fshatra t’ malësisë !

S’ ka baresha , as barinj ,
Nuk ka bujq , as bujqësi !
S’ ka baçica , as bylmet ,
S’ ka tradita si e kem adet !

Në Gollak , në mbarë këto male –
Humbëm lojërat tradicionale !
Nuk ka lindje , nuk ka rritje ,
Nuk ka gëzime , s’ ka mikpritje !…

Në Gollak nuk ka ma burra –
Kanë shterë kroje , kanë shterë gurra !
Thera e kaça u mbushë Gollaku –
Tokës sonë s’ i dalim haku !

HW

S’ ka shtëpi , nuk ka konak ,
Nuk qet tym kund një oxhak !
Në Gollak, në atë malësi –
S’ ka mbet n’ këmbë kund një xhami !

S’ ka ezan, as hoxhallarë ,
S’ ka xhematë , as besimtarë !…
S’ ka lojtarë , as këngëtarë ,
S’ ka valltarë , as flamurtarë !…

Në çdo lum e në çdo përrua –
T’ gjithë mullinjtë na janë rrënua !
S’ ka mbet vend se ku me shkua –
Një grusht drithë sa për ta blua !

Në Gollak , ka humbë gjithë shpresa –
S’ ka fejesa , dasma , martesa !…
Nuk ka këngë , as s’ka gëzime ,
S’ ka humor , nuk ka vallëzime !…

Nuk sheh rresht me flamur t’ kuq –
Nëpër dasma duke shkuar krushq !
Nuk sheh krushq me kerre t’ kuqe –
Nëpër fshatra duke marrë nuse !

Po bëjnë populli: “Haj, medet –
N’ qafë na mori i ziu kurbet !
N’ qafë na mori i ziu qytet –
Gjithë çka patëm – i lamë shkret !”

Gjilan, më 12.11.2020 v.

Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.