Mobi Casa

Në Gjykatën Themelore të Gjilanit një kosovar akuzohet për vrasje të rëndë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Më 21 nëntor 2014, në Gjykatën Themelore të Gjilanit u ngrit një aktakuzë me anë të së cilës një qytetar nga Kosova akuzohet për kryerje të vrasjes së rëndë në tentativë, shkaktim të lëndimit të Rëndë Trupor dhe Sulm kundër personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës.

Rasti sipas EULEX-it ka të bëjë me pretendimet që i pandehuri, në shtator dhe në dhjetor 2004, ka sulmuar dhe ka hapur zjarr ndaj zyrtarëve policorë në Shkup dhe në Tetovë duke iu shkaktuar lëndime të rënda nga të shtënat.

FIDANISHTJA

Ai iku nga vendi e krimit. Ai u arrestua në Kosovë në janar të këtij viti dhe prej atëherë ka qenë në paraburgim. Ky ishte një hetim i përbashkët i kryer nga hetuesit e EULEX-it të njësitit të krimit të organizuar së bashku me prokurorët dhe hetuesit nga Republika e Maqedonisë.

Rasti është duke u drejtuar nga një prokuror ndërkombëtar nga PSRK thuhet në njoftimin e EULEX-it./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.