ARKATANA

Në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan ka vend edhe për 110 nxënës të rregullt…

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Para dy dite, në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në Gjilan, ka përfunduar afati i parë i regjistrimit të nxënësve të rregullt në këtë vatër të dalluar të dijes së këtij qyteti. Si u informuam nga Nexhat Buzuku, z. drejtor i gjimnazit në fjalë, tash për tash, në këtë gjimnaz të drejtimit shoqëror-gjuhësor janë regjistruar 178 nxënës.

FIDANISHTJA

“Këtu ka kritere, se është shkollë që ka emër dhe kryesisht vijnë nxënës që kanë sukses dhe janë shembull. Tash për tash, kemi pranuar nxënës me notë gjer 3.95, ku nuk do ta ulim kriterin e regjistrimit. Por, shpresojmë se në afatin e dytë të regjistrimit do të na vijnë nxënës të merituar ku do të ketë vend edhe për 110 nxënës të rregullt. Këtu ka kushte pune e jete. Gjimnazi në fjalë është vatra më e hershme e arsimit të mesëm në këtë komunë. Andaj, nga ky gjimnaz kanë dalë me qindra e mijëra shkollarë të merituar, të cilët sot janë krenarë për shkollimin e tyre. Gjimnazi në fjalë do të pranojë 9 paralele, ku në klasën e X-të do t’i kemi 288 nxënës të rregullt” ka shtuar Buzuku, z. drejtor i gjimnazit në fjalë./tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.