KKVITI

Në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti u mbajt për herë të parë ceremonia e diplomimit të maturantëve

/ 3 minuta lexim
HW

Viti – Në një atmosferë festive dhe emocionale, në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti u organizua për herë të parë ceremonia e diplomimit të maturantëve, një aktivitet i veçantë i organizuar nga shkolla në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Vitisë.

Kjo ceremoni mblodhi nxënës, prindër, profesorë dhe mysafirë të shumtë, duke krijuar momente krenarie dhe emocionesh për maturantët, të cilët me sukses përmbyllën një etapë të rëndësishme të jetës së tyre shkollore.

Në këtë aktivitet mori pjesë Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, i cili mbajti një fjalë rasti për maturantët, duke i përgëzuar për suksesin e arritur dhe duke iu dëshiruar suksese të mëtejshme në studime dhe në jetën e tyre profesionale.

Fillimisht, ceremonia u hap me fjalën përshëndetëse të drejtorit të shkollës, z. Nexhmedin Bardhi, i cili falënderoi Drejtorinë e Arsimit, stafin arsimor dhe prindërit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj nxënësve. Më pas, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Vitisë, znj. Arta Ajeti, vlerësoi organizimin e kësaj ceremonie dhe përgëzoi maturantët për përkushtimin dhe sukseset e tyre gjatë viteve të shkollimit.

Në vazhdim të programit, maturantëve iu ndanë diplomat dhe mirënjohjet, ndërsa ceremonia u shoqërua me emocione, duartrokitje dhe momente festive nga të pranishmit.

FIDANISHTJA

Nikoqir i kësaj ceremonie drejtori i shkollës, z. Nexhmedin Bardhi, falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe uroi maturantët për rrugëtimin e tyre të suksesshëm shkollor.

Gjatë ceremonisë u vlerësua puna, përkushtimi dhe angazhimi i maturantëve përgjatë viteve të shkollimit, si dhe kontributi i profesorëve dhe familjeve në edukimin dhe formimin e tyre.

Me këtë rast u theksua rëndësia e arsimit dhe roli i të rinjve në ndërtimin e së ardhmes së shoqerise sonë, duke i inkurajuar maturantët që të vazhdojnë rrugën e dijes dhe të përfaqësojnë denjësisht familjen, shkollën dhe komunën tonë.

Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar në mbështetjen e arsimit dhe krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin dhe avancimin e të rinjve tanë.

Urime diplomimi maturantëve!
Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar në mbështetjen e arsimit dhe krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin dhe avancimin e të rinjve tanë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.