Fundamenti

Në Gjilan zgjerohet “Arena Fitnes Center”

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Dashamirët e fitnesit tani e tutje do të kenë mundësinë që aktivitetin e tyre sportiv ta zhvillojnë në “Arena Fitness Center”, njëra ndër më të mëdha në Republikën e Kosovës.

Në këtë mjedis sportivë dashamirët e fitnesit do të kenë mundësi që të përdorin veglat më bashkëkohore të kohës.

Njeriu i cili do ta udhëheqë fitnesin më bashkëkohor me stafin e tij profesional është Shaban Osmani ish kampion i shumëfishtë i Kosovës, Zvicrës e Gjermanisë ndërsa është shqiptari i vetëm që ka marrë pjesë në garat botërore IFBB në Spanjë.

“Qëllimi im është me këto mjete ta bëjë shoqërinë ma të shëndoshë ti largoj nga rrugët e këqija, ndërsa fitnesi tani për tani është sporti më i popullarizuar në botë kemi mjetet më bashkëkohore, shpresoj se me stafin të cilin e kam do të krijojmë shumë kampionë që do të na kenë lakmi shumë shtete evropianë”, thekson Shaban Osmani njëri ndër bodybuilderët më të mëdhenj që ka pasur Republika e Kosovës.

Osmani me mjaftë modesti shpjegon vlerat e pjesëve të ushtrimeve,” Ne po ofrojmë profesionalizëm si në stafë njëashtu edhe në vegla do ti kisha preferuar çdo sportist le të vinë të na vizitojnë, ndërsa neve na mbetet ta japim punën tonë profesionale”, shprehet për ‘rajonipress’ Osmani.

FIDANISHTJA

Në këtë hapje solemne nuk munguan shumë qytetarë nga mbarë Kosova në mesin e tyre ishte edhe kryetari i federatës së Bodybuilding-ut Esat Lata, i cili ishte i mahnitur me veglat të cilat i posedon Arena Fitness Center.

“Për këtë lloj sporti kemi nevojë të jashtëzakonshme, ata të cilët hapin një fitnes të tillë ata janë shumë profesionist një njeri i tillë është Shaban Osmani për të cilin kemi nevojë të jashtëzakonshme”, thekson Esat Lata.

Kryetari Esat Lata për hapjen e këtij Fitnesi thekson se do të jetë një bashkëpunim i ngushtë. “Është në interes për të gjithë edhe për federatën e Bodybuilding-ut do të bashkëpunojmë në mënyrë profesionale pasi kemi të bëjmë me njerëz profesionistë”.

Qytetareve të Gjilanit ju ka mundësuar një objekt sportiv me kualitete të larta por mbi të gjitha në këtë mes është gjithçka profesioniste.

Kurse Valmir Sabedini trajner profesionist thotë se Arena Fitnes tanimë ka bërë një merr të madh dhe të njohur në Kosovë. “ne kemi klientelë të zgjedhur dhe do të jemi gjithmonë ën shërbim të tyre” tha Sabedini. /rajonipress/