FITORJA

Në Gjilan vendoset pllaka e falënderimit e shtëpisë-shkollë në shtëpinë e Ukshin Rexhepit

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Është përuruar të martën pllaka falënderuese në shtëpinë e Ukshin Rexhepit në Gjilan, e cila gjatë viteve 1990-1992 kishte shërbyer si shtëpi-shkollë për nxënësit e shkollës së mesme “Mehmet Isai”.

Në ceremoninë e vendosjes së kësaj pllake ka marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ministri i Arsimit, Ramë Likaj, sikurse edhe deputetët e Kuvendit, Valentina Bunjaku Rexhepi e Frashër Demaj.

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka thënë se kjo pllakë është përkujtim për ngjarjet më të lavdishme të historisë sonë, e cila vë në fokus kujtesën tonë për një pjesë të rëndësishme të popullit shqiptar për të mbajtur në këmbë arsimin shqip në kushte të okupimit serb.

“Në mesin e familjeve të dëshmuara të përkrahjes së arsimit shqip në kohë të vështirë është edhe familja Rexhepi, e cila mundësoi që në shtëpinë e tyre të organizohet mësimi, ku nga kjo shtëpi ndoqën dhe përfunduan mësimin me dhjetëra nxënës. Në shenjë falënderimi Ministria e Arsimit në mënyrë simbolike vendos pllakën për shtëpinë-shkollë të familjes Rexhepi, për të kujtuar gjithmonë se këtu zhvilluan mësimet nxënësit e shkollës së mesme teknike në Gjilan”, ka thënë ministri Likaj.

Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit, tha se Ukshin Rexhepi e ka ofruar të gjithë pasurinë dhe asetet e veta familjare në rrugën e ndërtimit të kësaj Republike në një kohë të pakohë.

Mobi Casa

“Shtëpia-shkollë e Ukshin Rexhepi ka qenë rezistencë aktive e kohës. Ne i themi faleminderit për rezistencën dhe angazhimin që ia ke dhënë këtij vendi e kësaj Republike”, tha Haziri.

Deputeti Frashër Demaj tha se ishte ndjenja fisnike e patriotike e familjes Rexhepi e cila e ofroi shtëpinë e tyre në shërbim të nxënësve, në mënyrë që këta nxënës të mos mbesin rrugëve dhe të mos lejonte gjunjëzimi i arsimit shqip.

Fjalë falënderimi në fund pati edhe pronari i kësaj shtëpie-shkollë, Ukshin Rexhepi, i cili tha se në këtë shtëpi të vogël është vendosur një pllakë e madhe.

“Vendi ka qenë i vogël, por interesi për ta ndërtuar shtetin ka qenë i madh. Ju faleminderit shumë”, tha Rexhepi.

Ndryshe, gjatë ditës, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj së bashku me drejtorin e DKA’së, Nazim Gagica, kanë vizituar shkollën fillore “Agim Ramadani” në Zhegër, i cili është informuar për procesin e mësimit në kohë pandemie dhe për përgatitjet për përmbylljen me sukses e gjysmë vjetorit të parë sipas kalendarit të MASH./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.