UBT

Në Gjilan vendoset monumenti i Joseph R. “Beau” Biden III

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në shenjë respekti për mbështetjen ndaj Kosovës, me iniciativë të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, është shpalosur sot monumenti i të ndjerit Joseph R. “Beau” Biden III, i cili ishte djali i presidentit të SHBA’ve, Joe Biden.

Haziri ka vlerësuar lartë figurën e amerikanit, derisa e falënderoi për kontributin e madh në shërbim të së drejtës si ushtar për çlirmi e më vonë në ndërtimin e sistemit të ligjit.

Mobi Casa

“Sot e replikojmë edhe monumentin e Joseph R. “Beau” Biden III, të cilin e kemi vendosur në rrugën Gjilan-Ferizaj. Ai në Kosovë la solidaritet dhe përkushtim, luftoi për lirinë në Kosovë dhe ndihmoi ndërtimin e shtetit”, ka thënë Haziri./rajonipress/