FITORJA

Në Gjilan u varros atdhetari, humanisti e hoxha i Malësisë së Bujanocit, Mefail Ramadani

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Nga Ismet Tafili – Në prani të një numri të madh të qytetarëve, në prani të familjarëve, shokëve e miqve, në varrezat e qytetit të Gjilanit, sot (31 mars 2021) u varros atdhetari, humanisti e hoxha i Malësisë së Bujanocit Mefail Ramadani.

Përpos ceremonisë së varrimit të kryer nga hoxhallarë të shumtë, për veprimtarinë, punën e kontributin e tij folën Kryetari i Veteranëve të UÇPMB-së së Bujanocit Bejtulla Bejtullahu dhe Kryetari i Bashkësisë Islame të Bujanocit hoxhë Ragmi Destani. Po ashtu, kurorë lulesh vendosën Kryetari i Bashkësisë Lokale të Zarbicës, Avni Musliu dhe veteranët e UÇPMB-së.

Mefail Ramadani ishte intelektual, humanist, atdhetar, veprimtar, mik i mirë, burrë i vërtetë e i nderuar, njeriu i urtë e i sakrificës, mikpritës e hoxhë i nderuar. I lindur në Novosellë të Epërme, fshat në Malësinë e Bujanocit, afër Vrajës, u rrit, u shkollua e u edukua me të bëmat e malësorëve shqiptarë të kësaj ane, me mikpritjen, burrërinë, egërsinë, moralin e shpirtin human të këtyre malësoreve, me historinë e luftërave të këtyre burrave të fortë, të cilët luftuan për Atdhe, liri e mbijetesë.

Dhe në mesin e kësaj jete nuk kishte si të mos ishte edhe ky i tillë: atdhetarë, veprimtarë, i dijshëm i urtë, i drejtë, humanitar, por edhe i rreptë për ata që ishin të lig, të padijshëm munafikli të papunë dyfytyrësh etj. Ishte në gjendje të ndihmonte në çdo kohë me të gjitha mundësitë që i kishte, pa interes e pa hile. Cenimin e dinjitetit, nderit të familjes, nderin e mikut shokut e dashamirit i mbronte me rreptësi deri edhe në sakrificë. Me dinjitet rriti fëmijët, edukoi dhe i shkolloi, dhe i përgatiti për jetë po me të njëjtat tipare si vetë. I edukoi edhe në frymën atdhetare, që të mos jenë me shpirt të nënshtruar e të nëpërkëmbur.

Duke qenë se tokat tona edhe sot e kësaj dite janë nën Serbi, ai, me disa nga shokët e tij, gjithmonë, u përballë me ligjet e pushtuesit serb, me maltretimet, nënçmimet e provokimet e pushtetit.

ARKATANA

Mefail Ramadani punoi shumë, kontribuoi aty ku kërkohej e ku e thërriste interesi i fshatit, i Malësisë sonë e Atdheut. Ishte ndër ata që së bashku me Ilaz Doktorin, Njazi Kadriun, Sejdulla Kadriun e të tjerë atdhetar zhvilloi aktivitete ilegale, deri edhe duke rrezikuar jetën e tij. Ishte i angazhuar edhe në luftën e fundit kundër pushtuesit serb për krahë UÇK-së e e UÇPMB-së duke qenë pjesë e logjistikës.

Hoxhë Mefa përjetoi edhe ndjekjen e banorëve të Malësisë së Bujanocit në qershor të vitit 1999. E përjetoi rëndë këtë moment, megjithatë nuk humbi shpresën dhe nuk e ndali përpjekjen që atij vendi t’i kthehen banorët e tij.

Me punën e tij e vullnetin e madh ai e mbajti hapur xhaminë e fshatrave të Malësisë në Zarbicë, sikurse edhe e renovoi me ndihmën e donatorëve, pavarësisht kushteve klimatike dhe pengesave tjera që i bëheshin.

Sa herë që e kërkoje një këshillë apo mendim prej tij, ai ishte i gatshëm të bisedojë me ty, të të jap mendimin e tij të sinqertë pa hile e pa dredhia dhe kishe dëshirë të rrije me të sa më shumë.

Hoxha Mefail Ramadani ishte iniciator dhe pjesëmarrës i të gjitha aksioneve që bëheshin për fshatrat e Malësisë së Bujanocit. Edhe atëherë kur ishte i sëmurë, ai nuk e ndali veprimtarinë e tij. I gëzohej çdo të mire që bëhej në Malësinë, iu gëzua shumë, së fundi, asfaltimit të rrugës për Zarbicë që ishte synim i tij, i shumë veprimtarëve dhe i gjithë banorëve të Malësisë.
Prehu i qetë në paqe!
Zoti ta bekoftë shpirtin e bardhë!
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!
Lamtumirë hoxhë Mefail Ramadani!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.