HW

Në Gjilan u shënua Dita Ndërkombëtare Kundër Kancerit, mbahet ligjëratë informuese

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Me ligjëratë informuese, Komuna e Gjilanit ka shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Kancerit, në ngjarjen në të cilën mori pjesë në emër të kryetarit Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina – Bunjaku e drejtoresha për Shëndetësi, Doruntinë Hasani.

Nënkryetarja Morina – Bunjaku tha se kjo ngjarje ka për qëllim të tërheq vëmendjen në zbulimin, trajtimin si dhe në parandalimin e sëmundjes.

“Ekspertët thonë se njerëzit mund të risin shanset për shmangien e sëmundjes nëse nuk pinë duhan, nuk janë mbi peshë, ushtrojnë çdo ditë, hanë fruta dhe perime dhe pine sasi te kontrolluar te alkooli. Për këtë ligjëratë informuese i falënderuam mantel bardhët e në veçanti dr. Kamberin, dr. Bislimin si dhe dr. Sadikun, për kontribut të vazhdueshëm në mirëqenien e qytetarëve”, ka thënë nënkryetarja e Gjilanit.

Mobi Casa

Ajo ka shtuar se përveç ofrimit të shërbimit falas për shërbimin e kontrollës me mamograf, tani edhe shërbimi tjetër po ashtu falas i Pap Testit po realizohet, në QKMF.

“Shpresojmë se përmes shtimit të vazhdueshëm të shërbimeve, qytetarët tanë do të kenë mundësinë e parandalimit të shumë sëmundjeve vdekjeprurëse. Ofrimi i shërbimeve sa më cilësore dhe mirëqenia e qytetarëve prioritet i prioriteteve tona”, ka theksuar nënkryetarja Morina – Bunjaku./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.