ARKATANA

Në Gjilan u shënua dita ndërkombëtare e shkrimtarëve

/ 2 minuta lexim
HW

Në Qendrën Edukative-Sociale “Don Bosko” në Gjilan, me një veprimtari letrare-artistike u shënua Dita e Shkrimtarëve. Nxënës të përzgjedhur të Qendrës Edukative-Sociale “Don Bosko” në Gjilan, përkujdesur nga drejtori Don Olsi nga India dhe profesoresha e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Shqipe Sijarina, disa nga nxënësit e përzgjedhur lexuan shkrimet e veta poetike para bashkë-moshatarëve dhe mësimdhënësve të vet, në prani të një numri të konsiderueshëm shkrimtarësh nga Gjilani dhe Dardana.

Drejtori i Qendrës Edukative-Sociale “Don Bosko”, Don Olsi uroj mirëseardhje për poetët, njëkohësisht shfaqi interesimin për bashkëveprimin me letrarët e kësaj hapësire rajonale të Republikës së Kosovës.

Këtë takim simpatik e udhëhoqi Mehmetali Rexhepi, i cili para këtij auditori lexoi një ese të shkurtë për misionin fisnik të shkrimtarit në shoqëri, si një shpirt i butë dhe prore i rebeluar kundrejt ndeshtrashave (ç)njerëzore në jetën urbane…

Poetët që lexuan para nxënësve kryesisht përfaqësonin Ars-clubin “Beqir Musliu” të Gjilanit. Me nga një ose dy poezi u paraqitën: Albinë Idrizi, Hysen Këqiku, Nexhat Rexha, Alketë Spahiu, Selvete Abdullahu, Minivere Maka, Shqipe Sijarina-Jakupi dhe Mehmetali Rexhepi.

HW

Këpujë e një organizimi të tillë mes Qendrës Edukative dhe letrarëve të lartshënuar ishte edukatori shumëvjeçarë dhe letrari Hysen Këqiku.

Me këtë rast, simbolika e Ditës së Shkrimtarëve u përmbush me dhurime lulesh për poetët nga nxënëset simpatike të kësaj qendre shkollore.

Mehmetali Rerxhepi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.