Eko Higjiena

Në Gjilan u mbajt mitingu ndërkombëtar i motoristëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Qytetarët e Gjilanit janë mahnitur dje gjatë tërë ditës nga mitingu ndërkombëtar i motoristëve, të cilët kanë zbarkuar nga të gjitha trojet shqiptare, pastaj nga Zvicra, Gjermania, Austria si dhe vendet e rajonit.

Kjo ngjarje është organizuar nga “Steelwings MC Gjilani” me përkrahjen e pa rezervë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Qindra motoristë kanë bërë parada për qytetarët e Gjilanit, ngjarje kjo që është vlerësuar si 0e paparë deri më tani në këtë qytet.

Hidromorava

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, këtë ngjarje e ka vlerësuar edhe si një Panair ndërkombëtar të motoristëve, ndërsa ka shprehur zotimin se edhe në vitet tjera Gjilani do të jetë nikoqir i kësaj ngjarje me mbështetje të plotë.

“Gjilani është i hapur dhe mirëpret ngjarjet si kjo, e cila e ka dhënë hijeshi qytetit. Është shumë e rëndësishme që Gjilanin po e shndërrojmë në një qendër të zhvillimeve rekreative, kulturore, e sportive. Këtë ngjarje do ta cilësoja edhe si Panair ndërkombëtar të motoristëve. Unë shpreh zotimin tim që Komuna e Gjilanit do të përkrah këtë ngjarje edhe në të ardhmen dhe Gjilani do jetë i gatshëm që të jetë nikoqir i kësaj ngjarje edhe në vitet tjera”, tha kryetari Haziri.

Festa ka vazhduar deri në orët e vona të mbrëmjes me rock koncert, i mbajtur para Teatrit të Qytetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.